20:58 / 05.07.2021
Ballkani prezanton Astrit Thaqin
Astrit Thaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ballkanit. Njoftimin për marrëveshjen e ka bërë vetë klubi.
NJOFTIMI:
FC Ballkani njofton se qendër mbrojtësi Astrit Thaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Mbrojtësi 28-vjeçar, njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë, vjen si një vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi!
Thaqi ka luajtur për shumë vite në kampionatin tonë, duke qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe Feronikelit për shumë vite, ndërsa në dy sezonet e ardhshme do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë!
Klubi i Ballkanit i uron Thaqit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.
Na priftë e mbara Suharekë























