Krasniqi për dënimin e Vukotiqit: Nuk është i vetëm, është thjeshtë i pari
BKT
Lajme

Krasniqi për dënimin e Vukotiqit: Nuk është i vetëm, është thjeshtë i pari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas dënimit për krime lufte të Zoran Vukotiqit, i cili sot u dënua me 10 vjet burg për shkak të përdhunimeve gjatë luftës në Vushtrri.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime. 
Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari. 
Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit.


MË SHUME NGA Lajme