22:16 / 05.07.2021
Dinamo prezanton Gavazajn
Enis Gavazaj tashmë i përket Dinamos së Tiranës. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Dinamos në rrjetet sociale, klub i cili së fundmi u inkuadrua në Kategorinë Superiore.
NJOFTIMI:
Enis Gavazaj, një tjetër afrim për Dinamon.
Blutë kanë nënshkruar sot marrëveshjen me mesfushorin anësor, 26-vjeçarin Enis Gavazaj.
Djaloshi nga Prizreni, pas eksperiencave brenda dhe jasht vendit, rikthehet edhe njëherë në Shqipëri për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve, duke premtuar se do të japë më të mirën për skuadrën!























