​Shqipëria merr edhe 16.000 doza të reja Pfizer
BKT
Lajme

​Shqipëria merr edhe 16.000 doza të reja Pfizer

Sonte kanë mbërritur në Rinas mbi 16.380 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Kjo sasi është nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian, të siguruara nga qeveria austriake.

Deri tani, 1.120.070 vaksina antiCOVID-19 kanë mbërritur në Shqipëri, për të vijuar me planin kombëtar të vaksinimit të qytetarëve.

Ta pranishëm në Rinas ishin ministrja e Shëndetësisë Orgeta Manastirliu e shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca dhe ambasadori i Austrisë Christian Steiner.


MË SHUME NGA Lajme