Prishtina mposhtet për dhjetë minuta në Budapest
BKT
Sport

Prishtina mposhtet për dhjetë minuta në Budapest

Nga minuta e shtatëdhjetë Prishtina ka qenë inekzistente. Ka pranuar plot tri gola. Dhe ka humbur nga Ferencvaros. 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Budapest mes Ferencvarosit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 3-0. 

Tokmac Chol Nguen në minutën e 71-të,  Ryan Kabir 74'të dhe Miha Blazic 78'të e kanë fundosur kampionin e Kosovës në ndeshjen e parë. 

Në pjesën e parë rezultati ka qenë 0-0. 

Sikur Oto John të tregohej i saktë në minutën e 35-të kur është gjetur përballë me portierin, Prishtina do të kalonte në avnantazh, por ai e ka huqur portën.

Ky ka qenë edhe rasti më i mirë në pjesën e parë.Ferencvaros qëlloi traversën me Haratin (17').

Gjithashtu Prishtinës i është anuluar një gol. 

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në "Fadil Vokrri".