Aziz Bici emërohet këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta
BKT
Lajme

Aziz Bici emërohet këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave, thuhet në njoftim.   


MË SHUME NGA Lajme