21:13 / 06.07.2021
Kurti takohet me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.
Kurti me këtë rast theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.
Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijes, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite, thuhet në komunikatë.























