22:51 / 06.07.2021
Itali - Spanjë mbyllet baraz dhe shkon në vazhdime
Nuk ka fitues brenda nëntëdhjetë minutave në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020 mes Italisë dhe Spanjës. Ndeshja shkon në vazhdime.
Koha e rregullt ka përfunduar baraz 1-1.
Që të dy golat janë realizuar në pjesën e dytë.
Kanë qenë italianët ata që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 60-të, kur ka realizuar Federico Chiesa.
Spanjollët janë përgjigjur pas njëzet minutash. Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 80 pas një asisti nga Daniel Olmo.























