Wesley Clark merr detyrën e këshilltarit special të ministrit Mehaj
BKT
Lajme

Wesley Clark merr detyrën e këshilltarit special të ministrit Mehaj

Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.

Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij.

Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën, komandantin e FSK-së.

Gjenerali amerikan e ka udhëhequr fushtatën 78-ditëshe të NATO-s kur kanë bombarduar caqet e ushtrisë serbe ndaj shtypjes dhe persekutimit të shqiptarëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme