11:57 / 07.07.2021
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, deputetët serbë lëshojnë sallën
Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar sallën plenare në momentin e diskutimit për propozim-rezolutën e dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Të dhjetë deputetët serb lëshuan sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani mori fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.























