“You For Me” , kënga më e re e Rita Orës

“You For Me” , kënga më e re e Rita Orës

Sapo ka dalë kënga “You For Me” (Ti për mua) e Rita Orës dhe kjo këngë ka pushtuar të gjitha toplistat britanike dhe globale.

Ballsor Hoxha

Është a pashmangshme çdo krijim artistik i saj është trend dhe, aq më shumë, vendosëse e trendëve. Është a pashmangshme ajo ka arritur çdo kulminacion global dhe çdo njohje të mundshme globale.

Kënga “You For Me” e Rita Orës është një këngë e lehtë e verës e cila në muzikën e saj harmonizon tinguj dhe partitura të stilit të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, pikërisht sipas trendëve globale të këtij zhanri të këngëve. 

Kënga karakterizohet me tinguj të lartë dhe melodi krejtësisht të kapshme dhe të përbredësueshme. Edhe të kënduarit e Rita Orës është në këtë stil dhe krijon një harmoni krejtësisht ngjitëse në të dëgjuarit e kësaj kënge.

Por një gjë krejtësisht origjinale dhe karakteristike e muzikës së Rita Orës është edhe humori i tekstit të saj.

Në të vërtetë muzika e Rita Orës është e kompiluar për të ngacmuar, për të nxitur dhe për të bërë të vallëzojë secilin prej pleqve e deri tek fëmijët. Është ajo që njihet si “catchy tune” e cila edhe të hyn nën lëkurë por edhe mbahet mend lehtë për të ndjerë ekstazën e verës dhe të netëve të gjata (të cilat po vijnë me përfundimin e pandemisë). 

Ajo që vlen të ceket si kulminacion i arritjes së kësaj kënge, është i ashtuquajturi kalim – bridge – në këtë këngë e cila është një shprehje tërësisht karakteristike për Rita Orën dhe kapacitetet e saj prej muzikanteje me mirënjohje globale.

“You For Me” është këngë e cila në arritjen e saj harmonizon tekstin e vajzës/gruas zemërthyer, dhe që bën çdo gjë për simpatinë e saj, dhe në këtë edhe të kënduarit e saj është një thyerje dhe mishërim i po kësaj gjendje në tërë tekstin, melodinë dhe të kënduarit e Rita Orës.

Sigurisht kjo këngë, duke qenë një melodi që arrin tek secili, qoftë edhe tek dëgjues të një lloji tjetër të muzikës, dhe që të bën të luash këmbët e trupin në të dëgjuarit e saj, është një sukës komercial i cili do të përhapet në tërë globin, në plazhet, në klubet dhe në shtëpitë e sidomos të rejave që duan një argëtim të lehtë dhe të dashur.

Për fund, ngjanë sikur Dua Lipa, dhe Rita Ora, e kanë bërë “marrëveshje” që të pushtojnë secila në radhë toplistat, klubet dhe shtëpitë e dëgjuesve të muzikës së këtij lloji.