19:52 / 07.07.2021
Mehaj takohet me homologun hungarez Tibor Benko
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj gjatë një takimi sot me homologun e tij hungarez Tibor Benko, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Hungarisë si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Mehaj gjithashtu shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Nga ana e tij, ministri Benko ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.























