19:54 / 07.07.2021
I jepet lamtumira e fundit babait të ish-kryeparlamentarit Veseli
I është dhënë lamtumira e fundit babait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Fazli Veseli, në varrezat në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
I pranishëm në ceremoninë e varrimit nuk ishte djali i tij, Kadri Veseli, i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Megjithatë, qytetarë e fytyra publike morën pjesë në varrimin babait të ish-krykuvendarit të Kosovës.
Të pranishëm në varrim kanë qenë edhe deputetë të PDK-së, të cilët lëshuan sallën e Kuvendit për të qenë të pranishëm në varrimin e babait të ish kryetarit të kësaj partie./E.O























