Avdyli: Pakënaqësitë në Listën Guxo lidhen me postet e zvministra
BKT
Lajme

Avdyli: Pakënaqësitë në Listën Guxo lidhen me postet e zvministra

Zhvillimet në Listën Guxo,Avdyli:Pakënaqësitë lidhen me postet e zvministrave

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë iniciativë politike.

Avdyli, përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund të flasë në emër të Listës Guxo pa u mbajtur kuvendi.

Duke iu referuar disa deklaratave të disa zyrtarëve të kësaj iniciative në Ferizaj, Avdyli thotë se pakënaqësitë e tyre dalin për shkak se të njëjtët nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrash.

Lexo po ashtu:

Gërvalla: Lista Guxo në zgjedhje komunale shkon në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje

“Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore s’munden t’i marrin postet e zëvendësministrit, s’mund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as s’është e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tonë”.

Avdyli thotë se këta persona mund të flasin vetëm si ish-përkrahës të “kauzës së ndryshimit”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje më tej ka akuzuar këta aktivistë se po bëjnë plane me PDK-në për të dëmtuar Listën Guxo.

“Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicie, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani. Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymën e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj s’mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e assesi s’mund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga parimet politike të Vjosa Osmanit”, ka shkruar tutje Avdyli./Telegrafi/

 


MË SHUME NGA Lajme