22:54 / 07.07.2021
S`ka fitues për 90 minuta, Angli - Danimarkë shkon në vazhdime
Anglia dhe Danimarka kanë barazuar brenda kohës së rregullt prej nëntëdhjetë minuta, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, me dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta.
Ndeshja për nëntëdhjetë minuta ka përfunduar 1-1.
Në pjesëlojën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2020 Anglia dhe Danimarka kanë shënuar të dyjat nga një herë në portën e njëra tjetres.
Mikkel Damsgaard ka kaluar në epërsi danezët në minutën e tridhjetë pas një goditje dënimi, ku ka realizuar një gol të bukur.
Barazimi i anglezëve ka ardhur përmes autogolit të Simon Kjaer në minutën e 39-të.
Fituesin e këtij takimi po e pret Italia në finale.























