06:25 / 08.07.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Dafina Prokshi, psikologe, do të flas për ndikimin e prindërve në edukimin e hershëm të fëmijëve.
Në lidhje të drejtpërdrejt, regjisori, Samir Karahoda, flet për filmin "Pa vend", në Kanë, në konkurrencë për palmën e artë.
Në lidhje të drejtpërdrejt, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për inaugurimin, "Bashkimi i qytetit".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























