Kapiteni i Anglisë, Kane: Ne treguam lojë të mirë
BKT
Sport

Kapiteni i Anglisë, Kane: Ne treguam lojë të mirë

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane është shprehur i lumtur me kalimin në finale të Kampionatit Evropian “EURO 2020”, pasi mposhtën Danimarkën me rezultatin 2:1.

“E pabesueshme çfarë lojë, ishte edhe meritë e Danimarkës. Ne treguam lojë të mirë, ne jemi në një finale në shtëpinë tonë, ndjesi e mirë”.

Kane humbi penalltinë në pjesën e parë të vazhdimeve, por të cilën e shndërroi në gol pas topit të rikthyer.

“Zgjodha anën për të cilën gjuajta, por nuk ishte një nga penalltitë më të mira që kam gjuajtur ndonjëherë”.

Sulmuesi shtatlartë komentoi edhe finalen kundër Italisë që zhvillohet me 11 korrik në Wembley.

“Ne e dimë që do të jetë një lojë shumë e vështirë kundër Italisë. Por ne kemi pasur një turne të shkëlqyeshëm deri më tani”.