Vitia bën thirrje për vaksinim: Vaksinat janë të sigurta dhe shpëtimi ynë
BKT
Lajme

Vitia bën thirrje për vaksinim: Vaksinat janë të sigurta dhe shpëtimi ynë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, e siç tha ai vaksinat jo vetëm që janë të sigurta po janë edhe shpëtim.

Ai shkroi në Facebook, se është vaksinuar si edhe bashkëmoshatarët e tij, mbi 40 vjeç ashtu siç po lejohet tani nga MSH-ja.

“Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç. Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid.  Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime”, shkroi ai.

“Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër. Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta. Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË”, ka shkruar Vitia.

Ai tutje shtoi se, “si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është”.


MË SHUME NGA Lajme