Ramos refuzoi edhe Cityn, Arsenali i bëri ofertë më të lartë se PSG
BKT
Sport

Ramos refuzoi edhe Cityn, Arsenali i bëri ofertë më të lartë se PSG

Sergio Ramos zyrtarisht është lojtar i PSG, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe qendërmbrojtësit të larguar nga Real Madrid pas 16 vitesh nuk i munguan ofertat.

Ndonjëra madje ishte edhe më e mirë se e PSG-së në aspektin financiar. Goal raporton se Ramos mori një propozim nga Arsenali.

“Topçinjtë” i ofronin atij 17 milion euro në sezon, pesë më shumë se PSG. Edhe Manchester City e tentoi, por Ramos refuzoi dhe zgjodhi i vendosur francezët e PSG.