Barcelona “pazar” në Austri, huazon një talent të Rapidit
BKT
Sport

Barcelona “pazar” në Austri, huazon një talent të Rapidit

Barcelona mendon edhe për të ardhmen. Katalanasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen për sulmuesin 18-vjeçar, Yusuf Demir. I riu do të bashkohet me klubin e LaLiga për 500 mijë euro në huazim.

Në marrëveshje ka një klauzolë që i jep mundësin Barcelonës ta paguajë 10 milion euro te Rapid Vienna verën e ardhshme për ta blerë përfundimisht.

Demir, pavarësisht moshës së tij, sezonin e shkuar është aktivizuar në 25  ndeshje (6 titullar) dhe ka shënuar 6 gola për ekipin austriak në kampionat.

Sulmuesi ka luajtur me moshat e Austrisë, ndërkohë që ka debutuar edhe me kombëtaren e madhe dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.