​Abdixhiku e njofton me prioritetet e LDK-së shefin e EULEX-it, Wigemark
BKT
Lajme

​Abdixhiku e njofton me prioritetet e LDK-së shefin e EULEX-it, Wigemark

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.

Në njoftimin për media LDK bën të ditur se Abdixhiku e njoftoi Wigemark për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdojë të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.


MË SHUME NGA Lajme