18:16 / 09.07.2021
Betim Halimi largohet nga klubi ukrainas
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi nuk do të jetë më pjesë e Olympic Donetsk.
Me anë të një postimi në Facebook Halimi ka bërë të ditur se pas 2 vite e gjysmë ka vendosur të largohet nga ekipi ukrainas.
“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë, ishte një kënaqësi dhe privilegj që të shpenzoj këto vite në këtë ekip me njerëz fantastik”, ka shkruar Halimi në postimin e tij.
























