10:44 / 10.07.2021
Elshani largohet nga Drenica
Qemail Elshani nuk është më pjesë e Drenicës. Ai ka njoftuar për largimin e tij, duke falënderuar shtabin teknik dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza”, gjithashtu ka bërë të ditur se ditëve në vijim të do njoftoj edhe me skuadrën e re.
Njoftimi i Qemail Elshanit në Facebook:
Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj që më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik FC Drenica, dhe ditëve në vazhdim do t’iu njoftoj për skuadren time të re.
Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto tre vitet e fundit tek FC Drenica, falënderim edhe për tifozërin Shqiponjat e zeza dhe gjithe njerëzit pasionant e dashamir të FC Drenices.
FC Drenica meriton më shumë se sa është bërë, mbi të gjitha për shkak të historis së familjes Jashari!























