Lazio ka harruar të zyrtarizojë Hysajn? Klubi publikon golin e shqiptarit
BKT
Sport

Lazio ka harruar të zyrtarizojë Hysajn? Klubi publikon golin e shqiptarit

Te Lazio “kanë harruar” të zyrtarizojnë Elseid Hysajn, si përforcimin e ri në merkaton e verës.

Edhe pse mbrojtësi shqiptar, kaloi me sukses të gjitha testet mjekësore dhe i është bashkuar të kaltërve në stërvitje, në klubin kryeqytetas s’ka ende një komunikatë zyrtare, që konfirmon transferimin e Hysajt, ose ndonjë detaj lidhur me kontratën e nënshkruar nga mbrojtësi.

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar është duke zhvilluar stërvitje me skuadrën e Mauricio Sarrit dhe këtë e ka konfirmuar klubi përmes një video në faqen zyrtare të “Twitterit” ku është postuar një gol i Hysajt me porta të vogla.