Merkato e Milanit, në dorë të madrilenëve
BKT
Sport

Merkato e Milanit, në dorë të madrilenëve

Aksi Madrid-Milano do të jetë i nxehtë gjatë kësaj vere. Me një sërë emrash në tavolinë për t’u diskutuar, objektivi kryesor i merkatos kuqezi ngelet Isco Alacron.

Për spanjollin që u përshtatet shumë mirë skemave të trajnerit Pioli, nga burimet thuhet se kuqezinjtë kanë bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh. Pengesë ngelet paga e lartë prej 7 milionë eurosh e futbollistit, që Milani nuk është në gjendje ta ofrojë.

Ngelet për t’u parë si do të vazhdojnë tratativat për trekuartistin, ndërsa Maldini e Masara kanë në favor marrëdhëniet e mira ma madrilenët.

Brahim Diaz është emri që i lidh këto dy ekipe prej një kohe të gjatë. Është vetëm çështje burokratike dhe kohe që spanjolli të konfirmohet lojtar i Milanit, me një formulë huaje me të drejtën e blerjes prej 19 milionë eurosh.

Ndërkohë, formula i siguron Realit të Madridit mundësinë e riblerjes për 27 milionë euro në verën e vitit 2022.

Alvaro Odriozola është i përmenduri më i fundit në tratativat mes klubeve. Milani prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe shikon te Diogo Dalot opsionin më të mirë, por Manchester United nuk e lejon huazimin e tij. Për këtë motiv, Milani po mendon spanjollin e madrilenëve si zëvendësuesin ideal të Kalabrias.