11:40 / 13.07.2021
Prishtina-Ferencvarosi, ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”
Me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi mes Prishtinës dhe Ferencvarosit, i vlefshëm ky për ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.
Prishtinasit do të kërkojnë që të befasojnë gjigantin hungarez, dhe janë në një mision të vështirë që të përmbysin deficitin prej tre golave nga ndeshja e parë, përcjell KosovaPress.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Groupama Arena” të Budapestit, “Plisat” pësuan humbje me rezultat 3:0, ku të tre golat i pësoi brenda shtatë minutave, respektivisht golin e parë në minutën e 71’, të dytin në minutën e 74’ dhe të tretin në minutën e 78’.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet pa shikues për shkak të pandemisë Covid-19, pavarësisht përpjekjeve maksimale të klubit që të lejohen tifozët.























