`Shqiptari` Demo Berisha me këngë serbe në Rusi
BKT
Lajme

`Shqiptari` Demo Berisha me këngë serbe në Rusi

Ani pse Federata Ruse e pengon anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjo nuk është pengesë për Sputnikun që ta angazhojë, të ashtuquajturin ekspert, “shqiptarin” nga Kosova, Demo Berisha.

Berisha në një video të prezantuar në dokumentarin “VIRUSSIA”, shihet se si këndon këngë serbe.

Ai së bashku me Goran Petronijeviqin, një ish-gjykatës serb dhe bashkëpunëtor i devotshëm i institucioneve ruse të sigurisë shihet duke u zbavitur me këto këngë në Voronezh të Rusisë.

Berisha haptas flet kundër interesave të vendit dhe popullit të tij.“Sepse ‘Amza Shqiptare në Serbi’ ka një qëndrim tjetër krahas bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës. Sepse ne konsiderojmë në Republikën e Serbisë dhe se atdheu ynë është Republika e Serbisë”, shprehet Berisha.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu thotë se, Berisha në këtë video këndon së bashku me ish-gjyqtarin e kohës së regjimit të Millosheviqit.

"Të këndosh këngë nacionaliste serbe me Goran Petronijeviqin, gjykatësin e kohës së Millosheviqit, që i ka dënuar pa faj edhe të miturit me nga 7 vjet burg vetëm se janë shqiptarë. Të këndosh me avokatin e kriminelit të luftës Radovan Karaxhiqit edhe pastaj të dalësh e të flasësh në Sputnik. Të këndosh me njeriun e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, asaj qendrës së spiunazhit, e pastaj të dalësh në Sputnik, qe kush është Sputniku. Këta janë ‘ekspertët’ e Sputnikut", tregon Musliu.

https://youtu.be/YA19fWSt2PI?t=1230

 


MË SHUME NGA Lajme