Prishtina mundet nga Ferencvaros, kjo është deklarata e Ramadanit
Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas humbjes ndaj Ferencvaros.
Ferencvaros u kualifikua në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 1 – 6.
Pas ndeshjes, Ramadani tha se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por jo me rezultatin sepse prapë pranuan tre gola
“S’jam i kënaqur, pranuam tre gola, por me lojën jam i kënaqur duke marrë parasysh çfarë kundërshtari kemi përball. Kualifikimi ishte i pamundur, por barazimi do ishte i mirë për moralin e skuadrës. Kjo humbje nuk duhet të na heq motivin sepse duhet ta dimë nivelin ku jemi. Iu uroj futbollistëve për lojën dhe ata nuk duhet të mërzitën për këtë humbje”
“Jemi të vetëdijshëm se Ferencvaros ishte tjetër ekip. Tani cila do skuadër që do kemi përball qoftë e Uellsit, apo edhe tjetra, synimi ynë do jetë vetëm kualifikimi”.
Prishtina nesër do mësojë kundërshtarin për Conference League.























