06:22 / 14.07.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Si të ushqehemi në stinën e verës, do të flas, Adriana Berisha, Nutriciste.
Kryetari i odës së hotelierisë dhe turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, flet për zgjatjen e orarit për dasma dhe klube të natës.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga atelia e Shyqri Nimanit, profesor grafik, artist.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























