11:28 / 14.07.2021
Balliu transferohet te Rayo Vallecano
Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu ka firmosur me skuadrën madrilene të Rayo Vallecano, e cila këtë sezon do të militojë në La Liga pasi këtë sezon u ngjit nga Segunda Division.
29-vjeçari ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën Vallecano e duke ndërmarrë hapin e madh në karrierë duke luajtur në La Liga, ai gjithashtu gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e Almerias, transmeton Panorama.
Lajmin e transferimit të Ivan Balliut tek Rayo Vallecano e ka bërë vetë publike klubi madrilen me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.























