Harrojeni ashensorin! Shkallët jua mbajnë trurin gjithmonë të ri
BKT
Lifestyle

Harrojeni ashensorin! Shkallët jua mbajnë trurin gjithmonë të ri

Ata zbuluan gjithashtu që për çdo vit arsimi, truri shfaqej 0.95 vjet më i ri.

Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimer-it po tremb shumë njerëz teksa mosha kalon, por sipas një kërkimi të ri të Concordia University, truri mund të mbahet i shëndetshëm me një mënyrë shumë të thjeshtë, shkruan Class Life.

Një studim i ri ka treguar që sa më shumë kate shkallësh ngjisnin pjesëmarrësit, aq më i freskët ishte reagimi i trurit të tyre.

Për këtë studim, që u publikua në Neurobiology of Aging, shkencëtarët përdorën disa MRI joinvazive për të ekzaminuar trurin e 331 pjesëmarrësve midis moshave 19 dhe 79.

Për të matur shëndetin e trurit, ata vëzhguan vëllimin e lëndës gri, një shenjë e dukshme me sy e shëndetit mendor në procesin e plakjes.

Pastaj ata krahasuan vëllimin e trurit me numrin e kateve që pjesëmarrësit ngjisnin me shkallë çdo ditë dhe sesa vite kishte zgjatur shkollim i tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar që për çdo kat shkallësh të ngjitura çdo ditë, truri ka më shumë lëndë gri, ndërsa në moshë është 0.58 vjet më i ri. Ata zbuluan gjithashtu që për çdo vit arsimi, truri shfaqej 0.95 vjet më i ri.

“Në krahasim me shumë forma të tjera aktiviteti fizik, ngjitja e shkallëve është diçka që shumica e të moshuarëve munden dhe e bëjnë të paktën një herë në ditë, ndryshe nga fomrat e tjera energjike të aktivitetit fizik”,- tha në një deklaratë Jason Steffener, studiuesi kryesor i këtij kërkimi.

Ngjisni shkallët, do e mbani trurin në formë. Edhe trupin!