14:09 / 14.07.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mybera Ferizi, dermatovenerologe, do të flas për kujdesin e lëkurës gjatë verës.
Egzona N. Shala, drejtoreshë ekzekutive, “EcoZ”, flet për turizmi vs mjedisi.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, me rastin e nisjes së së aktiviteteve në kuadër të organizimit "Akull n'verë".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























