Mehaj priti zëvendës ambasadorin japonez  Tatsuya Machida
BKT
Lajme

Mehaj priti zëvendës ambasadorin japonez  Tatsuya Machida

Ministri i mbrojtjes zoti Armend Mehaj, priti sot zëvendës ambasadorin Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën zotin Tatsuya Machida. Ministri Mehaj e njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes  të përbashkët, posaçërisht në  fushën e kërkim - shpëtimit.


MË SHUME NGA Lajme