16:39 / 14.07.2021
Kutllovci largohet nga KF Dukagjini
KF Dukagjini dhe Valmir Kutllovci kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Qendërmbrojtësi, Valmir Kutllovci ka njoftuar largimin nga skuadra e sapo promovuar në Superligën e Kosovës, KF Dukagjini.
Kutllovci bëri të ditur lajmin për largim përmes llogarisë së tij në Facebook.
Megjithatë, 34 vjeçari nuk ka bërë të ditur destinacionin e radhës ku do të shkojë, por ka konfirmuar se është larguar nga skuadra nga Klina.
“Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e KF Dukagjini. Falënderoj klubin dhe i uroj shumë suksese në sezonin e ri”, shkroi Kutllovci në Facebook.























