Time Kadrijaj i del në mbrojtje Kimete Berishës: Drejtësia të reagojë
Publicistja Kimete Berisha, njihet për kritikat e saj drejt pushtetit. Këtë e ka bërë edhe në kohët e mëhershme, po edhe tash.
Po, për kritikat e saj ndaj Qeverisë aktuale, ka marr fyerje të ulëta nga militantët e partisë që është në krye të këtij institucioni.
Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se edhe ne kur kemi qenë në Qeveri, kemi marr kritika nga Kimete Berisha, po asnjëherë nuk e kemi leju që të fyhet një femër në këso lloj formash kaq të ulëta.
“Shumë herë jemi kritiku nga Kimete Berisha, por asnjëherë nuk e kemi leju që të fyhet një femër në këso lloj formash kaq të ulëta. Drejtësia duhet që të reagojë menjëherë, sepse kjo është e patolerueshme”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.























