Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Nita Bylykbashi Deliu, koordinatore e programit për mbrojtjen e fëmijës në Save the Children, flet për ligjin për mbrojtjen e fëmijës, një vit pas hyrjes në fuqi.
Për pjesmarrjen në pergine festival në Itali, që nis nesër, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas kompozitorja, Donika Rudi.
Avni Nuha, kryetar federatës së çiklizmit të Kosovës, në lidhje të drejtpërdrejt, flet për nisjen e garës ndërkombëtare të çiklizmit, Rrethi i Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























