Llapi – Shkupi, formacionet zyrtare, live në RTK1
BKT
Sport

Llapi – Shkupi, formacionet zyrtare, live në RTK1

Pas pak minutash do të nis ndeshja ndërmjet Llapit dhe Shkupit, takim ky që luhet në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com.

Llapjanët dhe skuadra nga Shkupi, do të përballen në sfidën kthyese të Conference League.

Llapjanët që do ta kenë edhe përkrahjen e një numri të konsiderushëm të tifozëve, synojnë ta përmbysin rezultatin e lojës së parë, në mënyrë që të kalojnë në rrethin tjetër të kësaj gare e para e këtij lloji në Evropë.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Llapi: Coric; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi; Shabani, Hoti, Ramadani; Sadriu, Dos Anjos, Maliqi

Shkupi: Naumovski; Iljazi, Rëatubyaye, Faustin, Zuka; Shabani, Cheshmedjiev; Kitanovski, Alvarez, Cvetanoski; Markoski.

Ndeshja mes Llapit dhe Shkupit nis në orën 20:00, dhe do të transmetohet në RTK1. /RTKLive/