Trippier dëshiron kalimin te Manchester United
BKT
Sport

Trippier dëshiron kalimin te Manchester United

Mbrojtësi Kieran Trippier kërkon transferimin në Angli.

Sipas “Manchester Evening News”, Trippier po kërkon me ngul transferimin në Man Utd gjatë afatit kalimtar të verës.

Atletico Madrid dëshiron ta mbaj në skuadër futbollistin e saj, por thuhet që është mbrojtësi ai që po bën presion te drejtuesit që të largohet.

United gjithashtu janë të interesuar për Trippier, dhe marrëveshja mes palëve pritet të mbyllet gjatë këtij afati kalimtar.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Atleticos në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë asistime.