14:32 / 17.07.2021
Tifozët përqeshin Muriqin, Sarri i kërcënon me largim nga tribuna
Një incident interesant ka ndodhur në stërvitjen e Lazios.
Lazio ishte duke mbajtur sot stërvitje normale në kampin stërvitor, Auronzo di Cadore.
Sipas “Tuttomercatoweb.com”, disa tifozë kishin filluar ta përqeshnin sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi i cili po stërvitej me skuadrën.
Mirëpo, kjo gjë kishte irrituar tej mase Maurizio Sarrin i cili menjëherë iu afrua tribunës ku qëndronin tifozët duke i kërcënuar me largim nga tribuna në rast se vazhdojnë me përqeshjen e tyre.
“Nëse edhe njëherë ju dëgjoj duke thënë diçka për Muriqin, atëherë do të kërkoj të largoheni të gjithë”, kishte thënë Sarri, raporton lajmi.
Pas kësaj publiku kishte filluar ta duartrokasë italianin dhe stërvitja kishte vazhduar normalisht.























