Tahiri:Do t`i ftoj gjithë miqt e partnerët për zhvillim të Podujevës
BKT
Lajme

Tahiri:Do t`i ftoj gjithë miqt e partnerët për zhvillim të Podujevës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në Podujevë Scott Batesin, siç e cilësoi ai "një përsonalitet i rrallë, me përvojë ndërkombëtare në reforma dhe menaxhim publik".

Tahiri, ka thënë se gjatë takimit në ecje së bashku me mikun Bates, diskutuan për garën dhe potencialin zhvillimor. 

"Ndër të tjera, në detaje e konsultova për programin sektorial dhe zonal, ku mora përshtypje pozitive lidhur me objektivat dhe veprimet e platformës", ka thënë Tahiri. 

Ai, po ashtu ka thënë se jam i nderuar që Scott Bates, i bashkohet ekipit tim, në cilësinë e këshilltarit të jashtëm për marrëdhënie ndërkombëtare dhe programit për investime të huaja. 

Postimi i plotë:

Pata kënaqësi ta pres në Podujevë, z. Scott Bates, një personalitet i rrallë me përvojë ndërkombëtare në reforma dhe menaxhim publik. Z. Bates ka mbajtur pozita të larta në Washington, DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në qeveritë lokale në shtetin Virginia dhe Konektikat të ShBA-së.

Në takim e ecje së bashku me mikun tim Bates, diskutuam për garën dhe potencialin zhvillimor. Ndër të tjera, në detaje e konsultova për programin sektorial dhe zonal, ku mora përshtypje pozitive lidhur me objektivat dhe veprimet e platformës. 

Jam i nderuar që, Scott Bates (www.scottbates.net/about/), i bashkohet ekipit tim në cilësinë e këshilltarit të jashtëm, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe programit për investimet e huaja. Ai gjithë përvojën dhe njohjen ndëkombëtare do ta ofrojë në funksion të realizimit të Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025, në veçanti në instalimin e menaxhimit efikas publik dhe thithjen e investimeve.

Në këtë funksion, përveç mobilizimit qytetar, potencialit ekonomik do t'i ftojë gjithë miqt e partnerët në vizionin për zhvillim të Podujevës.

 


MË SHUME NGA Lajme