​Ngjarjet e datës 19 korrik
BKT
Lajme

​Ngjarjet e datës 19 korrik

​Ngjarjet e datës 19 korrik 2021.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do ta vazhdojë grevën nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Ora 08:00-12:00) 

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të departamentit për kufi, kolonel Ragip Bunjaku raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00) 

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku pritet të shqyrtohen dhjetë pika të rendit të ditës. (Kuvendi, ora 10:00) 

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00) 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin dhe anëtarët e bordit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 11:00-13:00) 

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e kryesisë së BIK-ut në Prishtinë, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 14:00) 

Kf Prishtina mban konferencë për media para ndeshjes kundër Connahs në Ligën e Konferencave.(Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30) 

Kf Prishtina mban stërvitje para ndeshjes kundër Connahs në Ligën e Konferencave. ( Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:00; 15 minutat e para të hapura për media) 

Fc Connahs mban konferencë për media para ndeshjes kundër Prishtinës në Ligën e Konferencave. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:00) 

Fc Connahs mban stërvitje para ndeshjes kundër Prishtinës në Ligën e Konferencave. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:30; 15 minutat e para të hapura për media).


MË SHUME NGA Lajme