Përfundon greva e punëtorëve të ATK-së, qytetarët presin në rend
Pas katër orësh të ndërprerjes së ofrimit të shërbimeve për tatimpaguesit, numër i madh i qytetarëve po presin në rend në zyren e Administratës Tatimore të Kosovës.
Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni ka organizuar grevë të përgjithshme për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.
Greva do të mbahet edhe ditëve në vazhdim nga ora 08:00 deri në orën 12:00, ka thënë për Ekonomia Online, Arlinda Bajraj, sekretare e Sindikatës.
Ajo sqaroi se arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve. Madje ajo ka paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.























