12:41 / 19.07.2021
Përfundon seanca e Kuvendit, vazhdon të mërkurën
Pas dështimit të votimit për shkarkimin e bordit të ARH-së për shkak të mungesës së kuorumit, kryesuesja e Kuvendit Saranda Bogujevci, mbylli punimet e kuvendit.
Bogujevci tha, se për arsye se në orën 14:00 mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, seanca e ardhshme vazhdon të mërkurën në orën 13:00.























