13:29 / 19.07.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Ekrem Simnica, anëtar i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, do të jetë i ftuar nesër në Mirëmëngjesi Kosovë'
Blogerja e ushqimit, Jehona Gjocaj, do të jetë e ftuara e radhës në emision, ditën e nesërme.
Përmes lidhjes së drejtpërdrejt, do të flas Xheladin Fazliu nga shoqata humanitare bëmirëse, "Bereqeti", në oborrin e xhamisë së madhe.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























