PSD-ja dorëzon kallëzim penal për zv.ministrin Hysen Durmishi
BKT
Lajme

PSD-ja dorëzon kallëzim penal për zv.ministrin Hysen Durmishi

Sot, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe anëtari i kryesisë, Dren Kukaj, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër zv.ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë "Auto Control Kosova".

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, siç e kemi mësuar nga publikimi i saj, është qartësisht zhvatje e parave të qytetarëve të Kosovës në tentim për të krijuar monopol abuziv nga hiçi. Në këtë mes, ministrat e zv.ministrat e Kurtit, bashkë me të afërmit e tyre, përfitojnë në kurrizin e shumicës që nuk ka.


MË SHUME NGA Lajme