Ky është programi i nesërm në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Fatime Hajdari, drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës, do të flas për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut, investimet në mirëmbajtjen e parqeve dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve në ruajtjen e parqeve.

Ndërsa, Basri Hyseni, ekspert i bujqësisë në IFC, flet për ndikimin e ndryshimeve klimatike në korrje shirje dhe për rendësinë e sigurimeve bujqësore për mbulim të dëmeve.

Në Biblotekën Kombëtare, do të bëhet promovimi i librit, "Zemra të vrara nga Covid-19", me autor, Shaban Arifaj.

Për kontributin e diasporës në shëndetësinë Kosovare dhe për projektin për kardiokirurgjinë pediatrike, do të flas, Besnik Abazi,  psikiatër.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme