Kuvendi shkarkon bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
BKT
Lajme

Kuvendi shkarkon bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkuan: kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Arsim Berisha dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme