Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fatime Hajdari, drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës, do të flas për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut, investimet në mirëmbajtjen e parqeve dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve në ruajtjen e parqeve.
Ndërsa, Basri Hyseni, ekspert i bujqësisë në IFC, flet për ndikimin e ndryshimeve klimatike në korrje shirje dhe për rendësinë e sigurimeve bujqësore për mbulim të dëmeve.
Në Biblotekën Kombëtare, do të bëhet promovimi i librit, "Zemra të vrara nga Covid-19", me autor, Shaban Arifaj.
Për kontributin e diasporës në shëndetësinë Kosovare dhe për projektin për kardiokirurgjinë pediatrike, do të flas, Besnik Abazi, psikiatër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























