Suspendohen 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë
BKT
Lajme

Suspendohen 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë vendim që t’i suspendojë 9 zyrtarë të ministrisë që drejton.

Të suspenduarit janë zyrtarët e arrestuar në “valën e dytë”, nën dyshimin për dallavere me subvencione, sipas burimeve të Gazetës Blic.

”Ministri ka marrë vendim për suspendimin e 8 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, të cilët dyshohen për dallavere me subvencione”.

Ndryshe, Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë ka arrestuar dhjetëra zyrtarë nën dyshimin me dallavere.

Vala e parë e arrestimeve kishte ndodhur në shkurt dhe e dyta, para pak javësh.


MË SHUME NGA Lajme