Drita sonte përballë gjigantit holandez Feyenoord
Drita do të pres sonte skuadrën e njohur holandeze, Feyenoord në “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve me Deçiçin, ku e kaloi me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Në anën tjetër gjiganti holandez do t’i nis garat nga ky raund dhe ndeshja ndaj Dritës do të jetë e para zyrtare për ta në këtë sezon.
Adrian Nuhiu para ndeshjes ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për skuadrën e tij, ndërsa shtoi se në aspektin sportiv skuadra e tij duhet të besojë në befasi.
Në anën tjetër Arne Slot do të debutojë me Feyenoordin, pasi është ndeshje e tij e parë, ndërsa ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga kundërsulmet e Dritës.
Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadium “Fadil Vokrri” që do të jetë i mbushur në kapacitetin prej 30 për qind.























